Policia e Tropojës ka vënë në pranga autorët e dyshuar të vrasjes në Tropojë ku humbi jetën Ardit Mrishaj 25 vjeç dhe u plagos Florian Qehaja. Bëhet fjalë për Henerik Niklekaj 22 vjeç dhe Fitim Niklekaj 24 vjeç, të dy me precedent të mëparshëm penalë.

Dy vëllezërit e dyshuar si autorë të vrasjes së mbrëmshme në Tropojë, janë arrestuar nga policia në fshatin Kokdodë të Pukës. Pas një sherri mes të rinjve në një lokal, humbi jetën Ardit Mrishaj, 25 vjeç dhe u plagos Florian Qehaja.

Më herët është shoqëruar vëllai tjetër i tyre Kastriot Niklekaj 28 vjeç, i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale, si bashkëpunëtor i dyshuar në ketë ngjarje.

Ngjarja

Sherri mes miqve në tavolinë, teksa ishin duke parë ndeshjen e mbrëmshme degjeneroi në përdorimin e armës dhe la një të vdekur e një të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnate në Tropojë, në fshatin Cërricë ku dy të rinjtë u zunë me njëri­-tjetrin.

Burime zyrtare të policisë, bëjnë të ditur se 3 të rinjtë ishin duke parë ndeshjen Portugali – Islandë, kur dy shokët Ardit Mrishaj, 25 vjeç, dhe Florian Qehaja, 24 vjeç, janë grindur me të riun Fitim Doda, 22 vjeç që ndodhej në një tavolinë pranë tyre.

Menjëherë pas grindjes, 22 ­vjecari Doda i nervozuar ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën, ndërsa ka pritur jashtë lokalit.

Dy të rinjtë sapo kanë dalë nga lokali janë qëlluar. Për pasojë mbeti i vdekur në vend shtetasi Ardit Mrishaj, ndërsa i plagosur Florian Qehaja.