5 tetor 2014– Të tjera ndeshje të dyshuara si të trukuara në Itali.Një lumë parash, ndeshje të manipuluara të vjetra dhe të padala në skenë më parë , madje disa që të vitit 2007, ndërkohë që në qendër të ciklonit është dhe Sassuolo. Janë këto rezultatet e para të egzaminimeve të specialistëve të informatikës që ishin ngarkuar për të analizuar rreth 200 aparate, kompjutera, smartphone e tablet, të cilët ju përkisnin qindra personave të hetuara në cështjen e skandalit të basteve i cili po cohet përpara nga Prokuroria e Cremonas, në lidhje me organizaën kriminale që kishte kreun e saj në Singapor. Një pjesë e rezultateve u dorëzua në gjykatë me kërkesën e prokurorit Roberto Di Martino.
Nga ekzaminimet deri më tani ka dalë në pah se në aparatet e 27 të hetuarve janë gjetur fjalë kyc që prokurori kishte kërkuar që të gjendeshin, përshembull shprehje të tilla si fitore, hendikap e të tjera. Por kërkimet kanë zbuluar dhe episode të tjera si për shembull ai që Stefano Mauri, kapiteni i Lazios nuk ju kishte dorëzuar hetuesve pinin e telefonit dhe pa të deri më tani ekspertët nuk kishin mundur të eksploronin aparatin, dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe me disa persona të tjerë nën hetim. Ndërkohë në aparatin e Muro Brunit, ish bashkëpunëtor i Beppe Signorit janë gjetur shkëmbime të shumta informacionesh mbi ndeshjesh të vjetra dhe të reja si dhe kanë bërë të zbulohet një xhiro e madhe parash në xhiron e skandalit të basteve.





