Vladimir Putin ka zbuluar se kush dëshiron të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor. Duke folur në Forumin Ekonomik Lindor, ai tha se demokratja Kamala Harris ishte zgjedhja e preferuar e Rusisë.
Mund të jetë një surprizë pasi ai është dukur më parë miqësor me Donald Trump, kandidatin republikan dhe ish-presidentin e SHBA-së. Por në fillim të këtij viti, kur Biden ishte ende kandidati demokrat, Putin tha se e preferonte Trump sepse Biden ishte një politikan më i parashikueshëm.
Ndërsa sot ai tha se Rusia do të mbështesë Harris. Ai gjithashtu ka kritikuar arrestimin nga Franca të themeluesit të Telegram, Pavel Durov.
Putin tha se nuk e kupton pse Franca ka ndërmarrë veprime ligjore kundër themeluesit të mediave sociale me origjinë ruse.