Presidenti amerikan, Donald Trump tha të hënën gjatë një eventi në Tenesi se rifilluan diskutimet me Iranin menjëherë pasi ai kërcënoi të bombardonte infrastrukturën energjetike të vendit.
“Ne planifikuam nesër të rrëzonim disa nga termocentralet e tyre, dhe nuk do ta bëjmë, do ta vonojmë këtë. Shpresojmë të mos na duhet ta bëjmë dhe shpresojmë të arrijmë një marrëveshje që është e mirë për të gjithë ne”, tha ai.
Trump e kishte paralajmëruar më parë Iranin se planifikonte të synonte vendet kryesore të energjisë deri të hënën nëse Teherani nuk e rihapte Ngushticën e Hormuzit. Sipas Trump kjo bëri që bisedimet të rifillonin duke filluar nga nata e së shtunës.
“Tani po zhvillojmë diskutime vërtet të mira. Ato filluan mbrëmë, pak a shumë, një natë më parë. Mendoj se janë shumë të mirë. Ata duan paqe. Ata kanë rënë dakord se nuk do të kenë armë bërthamore. Por do ta shohim. Duhet ta bëjmë”, shtoi ai.





