Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar mbështetje për republikanin Jack Ciattarelli, i cili po kandidon për guvernator në New Jersey.
Përmes një postimi në platformën “Truth Social”, Trump shkruan se dëshiron ta bëjë New Jersey përsëri “të madhe”, një slogan ky i përdor nga ai përgjatë fushatës elektorale presidenciale, duke kërkuar vota për Ciattarelli.
Trump shprehet se kundërshtarët e Ciattarellit kanë përhapur fjalën se ata kanë mbështetjen e Presidentit të SHBA-ve për kandidaturën e tyre, gjë që ai e mohon kategorikisht.
“Shteti i Madh i New Jersey ka një zgjedhje paraprake shumë të rëndësishme të martën. Dilni dhe votoni për Jack Ciattarelli-n, i cili ka mbështetjen time të plotë dhe të plotë! Kundërshtarët e tij po shkojnë përreth duke thënë se kanë mbështetjen time, gjë që nuk është e vërtetë, unë as nuk i di se kush janë ata! Nuk mund të luajmë lojëra kur bëhet fjalë për zgjedhje, dhe New Jersey është një shtet shumë i rëndësishëm që duhet ta fitojme. E gjithë bota po na shikon. Votoni për Jack Ciattarelli-n për ta bërë Neë Jersey përsëri të madhe!”, shkruan Trump.https://truthsocial.com/@realDonaldTrump/114643566832017351/embed
Aktualisht në New Yersey, guvernator është Phil Murphy, i cili i përket demokratëve. Kjo është dhe arsyeja përse Trump po thekson së tepërmi mbështetjen e tij për Ciattarellit, pasi shteti nuk është në “duart e republikanëve”.