Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij amerikan Donald Trump folën në telefon të hënën, raportoi media shtetërore kineze, në një komunikim të shumëpritur midis dy udhëheqësve mes tensioneve tregtare dhe gjeostrategjike.
“Presidenti kinez Xi Jinping pati një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump”, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.
Komunikimi i sotëm u njoftua nga presidenti amerikan në ditët e mëparshme, kur ai po fliste për marrëveshjen SHBA-Kinë për TikTok.





