Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sigurojnë rrjedhën e lirë të energjisë për botën.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin e tij social Trump theksoi se Marina e Shteteve të Bashkuara do të fillojë të shoqërojë tankerët përmes Ngushticës së Hormuzit, sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kam urdhëruar Korporatën për Financim të Zhvillimit të Shteteve të Bashkuara (DFC) të ofrojë, me një çmim shumë të arsyeshëm, sigurim ndaj rrezikut politik dhe garanci për Sigurinë financiare të tërë tregtisë detare , veçanërisht energjisë, që udhëton përmes Gjirit. Kjo do të jetë e disponueshme për të gjitha linjat e transportit detar. Nëse është e nevojshme, Marina e Shteteve të Bashkuara do të fillojë të shoqërojë tankerët përmes Ngushticës së Hormuzit, sa më shpejt të jetë e mundur. Pa marrë parasysh çfarëdo, Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë rrjedhën e lirë të energjisë për botën. Fuqia ekonomike dhe ushtarake e shteteve të bashkuara është më e madhe në Tokë. Veprime të tjera do të pasojnë. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje”, shkruan presidenti Donald Trump