Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani u kishte dhënë Shteteve të Bashkuara një “çmim të rëndësishëm” me vlerë “një shumë të madhe parash”, në lidhje me naftën dhe gazin.
Dhurata, thekson presidenti amerikan, lidhet me Ngushticën e Hormuzit, duke u rezervuar për detaje të mëtejshme.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara po bisedonin me “njerëzit e duhur” në Iran për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
“Jemi në negociata tani”, u tha ai gazetarëve në Zyrën Ovale të martën.





