Presidenti Donald Trump, i cili po mban një qëndrim të ashpër ndaj emigrantëve, ka njoftuar se po planifikon që të ndërpresë dhënien e shtetësisë amerikane për fëmijët e huaj që lindin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti tha se po punohet për t’i dhënë fund përmes një urdhri ekzekutiv dhënies së shtetësisë për fëmijët jo amerikanë.
“Ne jemi i vetmi shtet në botë që një person vjen këtu, lind një fëmijë, dhe fëmija në thelb është një qytetar i Shteteve të Bashkuara për 85 vite duke pasur edhe përfitime. Është qesharake dhe kjo duhet që të marrë fund”, tha Presidenti Trump, i cili shtoi se urdhri ekzekutiv nuk është i nevojshëm që të votohet në Kongres.
Sipas ligjit aktual amerikan të Emigracionit dhe Kombësisë, shtetësia amerikane i jepet çdo personi të lindur në tokën e SHBA-së.