Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka kritikuar rivalin e tij politik Donald Trump, pas deklaratës së tij që Uashingtoni nuk duhet të mbrojë aleatët e tij evropianë që refuzojnë të përmbushin angazhimet e tyre për shpenzimet ushtarake.
Biden tha se ideja e Trump që SHBA nuk është e detyruar të mbrojë aleatët e saj ishte “krejtësisht kundër interesit amerikan”.
“Unë kam njohur çdo lider të madh të huaj për një kohë të gjatë dhe i njoh të gjithë këta persona jashtëzakonisht mirë. Ata janë të frikësuar për vdekje”, u shpreh ai.