Monedha zyrtare e Kinës, juani, ka arritur sot nivelin më të ulët historik që nga nisja e tregtimit në vitin 2010, pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave shtesë ndaj mallrave kineze.

Trump deklaroi se do të aplikojë tarifa shtesë prej 50%, duke e çuar taksën totale ndaj mallrave kineze në 104%. Si pasojë, juani ra në 7.3815, duke alarmuar tregjet financiare ndërkombëtare për një përshkallëzim të mundshëm të luftës tregtare mes dy superfuqive.

Pekini, nga ana tjetër, ka reaguar ashpër duke e cilësuar lëvizjen si “shantazh” dhe është zotuar se “do të luftojë deri në fund” për të mbrojtur interesat e tij ekonomike.