Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë arritur pikun e tyre këtë të diel, 5 prill, pas një reagimi jashtëzakonisht të ashpër të Presidentit Donald Trump në platformën e tij, Truth Social.

Në prag të skadimit të afatit që ai vetë i vendosi Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Trump nuk ka kursyer asgjë, duke përdorur një gjuhë që ka tronditur diplomacinë ndërkombëtare.

Presidenti amerikan ka paralajmëruar goditje të drejtpërdrejta mbi infrastrukturën civile iraniane, duke lënë të kuptohet se sulmet mund të nisin që të martën nëse kërkesat e tij nuk plotësohen.

“Të martën do të jetë Dita e Centraleve Elektrike dhe Dita e Urave, të gjitha bashkë, në Iran. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!!”, shkruan Trump, duke shtuar me tone kërcënuese:“Hapeni dreqin e ngushticës, o të kopilë të mallkuar, përndryshe do të jetoni në ferr, vetëm shikoni! Lavdi Allahut. Presidenti Donald J. Trump.”

Ngushtica e Hormuzit, një nga pikat më jetike për transportin global të naftës, mbetet e bllokuar që nga shpërthimi i luftës në fund të shkurtit. Trump ka vendosur të hënën si afatin e fundit (Deadline) për rihapjen e saj, duke e bërë të qartë se SHBA nuk do të tolerojë më bllokimin e kësaj rruge detare.

Çmimi i naftës pritet të pësojë luhatje të forta pas këtij kërcënimi. Gatishmëria Ushtarake: Flota e pestë amerikane raportohet se është në gjendje të lartë gatishmërie në rajon.

Deri më tani, Teherani zyrtar nuk ka dhënë asnjë shenjë tërheqjeje, duke e çuar situatën drejt një konfrontimi të mundshëm ushtarak.

Ky postim vjen në një moment kritik, kur bota po ndjek me frymën pezull nëse diplomacia do t’ia lërë vendin forcës së armëve brenda 24 orëve të ardhshme.