Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi sot dorëheqjen e ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley të cilën e kishte pritur në Shtëpinë e Bardhë.

“Ajo ka bërë një punë fantastike”,- deklaroi Trump.

“Ajo do të largohet në fund të vitit”,- theksoi ai

“Ajo më ka thënë para gjashtë muajsh (…) se ajo kërkon të bëjë një pushim”,- shtoi presidenti amerikan.

Haley nga ana e saj garantoi se ajo nuk do të jetë kandidate në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, duke mohuar shumë zëra në lidhje me këtë çështje.