Ish-presidenti i Shteteve të Bashkura të Amerikës, Donald Trump ka kritikuar vendimin e Joe Biden për dërgimin e tankeve në Kiev.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Trump thotë se pas kësaj dërgese, do vijnë armët bërthamore, ndërsa apelon për t’i dhënë fund konfliktit gati 1-vjeçar.

“Së pari vijnë tanket, pastaj armët bërthamore. Ne duhet t’i japim fund kësaj lufte të çmendur tani. Është kaq e lehtë”,-shkruan ai.

Kujtojmë se një ditë më parë administrata Biden vendosi të dërgojë  31 tanke “Abram” për forcat e Kievit, në bashkëpunim edhe me Gjermaninë, e cila dërgoi 80 tanke “Leopard”.