Presidenti amerikan Donald Trump, ka hequr nga detyra krahun e djathtë të tij në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Steve Bannon në një vendim tronditës të fundit.

Emërimi i tij ngjalli reagime të shumta për shkak se Bannon ishte një person me përvojë minimale në politikën e jashtme, ndërsa i jepet një rol kaq i lartë në Këshill.

Ai u bë edhe anëtar i të ashtuquajturit Komision të Parimeve të Këshillit, ku zakonisht preferohen zyrtarë ushtarakë.

Trump ka hequr të besuarin e tij politik në Këshill, një organ që këshillon presidentin për çështje që lidhen me sigurinë kombëtare.

Rolin e tij e ka marrë Tom Bossert. Bannon ka qenë ish-kryetar ekzekutiv i agjencisë së lajmeve “Breitbart News”.