Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar përmes një postimi në platformën Truth Social se lideri i ri suprem i Iranit ka kërkuar armëpushim.

Sipas Trump, kërkesa do të merret në shqyrtim nga SHBA vetëm pasi të hapen Ngushtica e Hormuzit, një zonë kyçe për qarkullimin ndërkombëtar të naftës.

“Lideri i ri i regjimit të Iranit, shumë më pak i radikalizuar dhe shumë më i zgjuar se paraardhësit e tij, sapo i kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës ARMËPUSHIM. Do ta shqyrtojmë këtë kërkesë kur Ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur, e lirë dhe e sigurt. Deri atëherë, do ta shkatërrojmë Iranin ose, siç thuhet, do ta kthejmë në epokën paleolitike!!!”, shkruan Trump në reagimin e tij.

Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa mbetet e paqartë se si do të zhvillohen më tej ngjarjet dhe nëse do të ketë një reagim zyrtar nga Teherani.