Pas dështimit të bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit në Islamabad, Presidenti Donald Trump njoftoi se forcat amerikane do të nisin menjëherë bllokimin e të gjitha anijeve që lëvizin në Ngushticën e Hormuzit.

“Unë kam udhëzuar Marinën tonë të kërkojë dhe të mohojë hyrjen e çdo anijeje në ujërat ndërkombëtare që i ka paguar taksa Iranit”, shkroi presidenti amerikan në një postim të gjatë në Truth Social. SHBA-të do të fllojnë shkatërrimin e minave që Irani ka vendosur në ngushticë, shtoi ai, duke shtuar se çdo iranian që qëllon mbi ne ose anijet paqësore do të shkatërrohet në ferr.

Lidhur me progresin e negociatave, Trump tha se në përgjithësi ato shkuan mirë, por siç tha konkretisht, çështja e programit bërthamor të Iranit, i cili ka qenë një pikë kyçe fërkimi midis dy palëve, nuk mund të kapërcehej, ndërsa theksoi gjithashtu se përfaqësuesit e të dy palëve kanë filluar gradualisht të njihen më mirë me njëri-tjetrin.

Mediat e huaja raportojnë se megjithatë, presidenti amerikan ishte i vendosur për çështjen e armëve bërthamore, duke sqaruar se Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore.