Donald Trump ka bërë të qartë se, nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, një nga prioritetet e tij kryesore do të jetë shkarkimi i Jack Smith, këshilltarit special të Departamentit të Drejtësisë, që po e ndjek penalisht për dyshime lidhur me përmbysjen e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe fshehjen e dokumenteve të klasifikuara.
Gjatë një interviste, Trump u shpreh se do ta pushonte Smithin “brenda dy sekondave”.
Ish-presidenti theksoi se ndjehet i mbrojtur nga një vendim i Gjykatës së Lartë, i cili sugjeron se presidentët gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprime të lidhura me detyrën e tyre.
Kjo e bën më të vështirë për Smithin të vazhdojë me çështjen përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit, duke shtuar tensionin në kampin zgjedhor të Trumpit.