Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar një mesazh të ashpër ndaj regjimit të Teheranit përmes një postimi të ri në rrjetin social Truth Social.

Trump theksoi se i vetmi skenar që Shtetet e Bashkuara mund të pranojnë është një “dorëzim pa kushte” nga ana e Iranit.

Sipas tij, pas këtij hapi do të pasojë procesi për zgjedhjen e një lideri të ri ose një grupi drejtuesish, që do të mbushin boshllëkun e krijuar pas vdekjes së Ali Khamenei.

Në deklaratën e tij, presidenti amerikan përfshiu edhe aleatët, duke nënvizuar se ata do të punojnë së bashku për të ndërtuar të ardhmen e Iranit pas ndryshimeve politike. Në të njëjtën kohë, Trump prezantoi edhe një slogan të ri: “Bëjeni Iranin të Madhërishëm Përsëri (MIGA!)”, një parafrazim i sloganit të njohur “Make America Great Again (MAGA)”.

Në këtë mënyrë, Trump sinjalizoi se vizioni i tij për Iranin përfshin një transformim të thellë politik, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

trump-iran