Presidenti amerikan, Donald Trump i është përgjigjur aludimeve se një pjesë e uraniumit të pasuruar shumë të Iranit është hequr nga centrali bërthamor i Fordos përpara se ai të bombardohej nga SHBA-të.
Kjo u mohua gjithashtu nga sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth gjatë konferencës së tij për shtyp.
“Asgjë nuk u nxor nga objekti”, shkruan Trump në rrjetet sociale, duke shtuar se “do të zgjaste shumë, do të ishte shumë e rrezikshme, shumë e rëndë dhe e vështirë për t’u lëvizur!”
Në vend të kësaj, Trump tha se makinat dhe kamionët e vegjël në vend u përkisnin punëtorëve të betonit që përpiqeshin të mbulonin pjesën e sipërme të boshteve të ventilimit.
Siç raportuam, Gjenerali Caine, kreu i Shefave të Përbashkët të Shtabit, thotë se SHBA-të shënjestruan centralin bërthamor në Fordo duke hedhur bomba në boshtet e tij të ventilimit.