Tailanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord të ndërpresin të gjitha luftimet duke filluar nga sot, pas një ndërmjetësimi nga presidenti amerikan Donald Trump.

Lajmin Trump e bëri të ditur përmes një postimi në platformën “X” (ish-Truth Social), ku tha se kishte biseduar në telefon me të dy udhëheqësit lidhur me konfliktin e kohëve të fundit midis dy vendeve.

“Këtë mëngjes pata një bisedë shumë të mirë me Kryeministrin e Tajlandës, Anutin Charnvirakul, dhe Kryeministrin e Kamboxhisë, Hun Manet, lidhur me ringjalljen shumë të pafat të Luftës së tyre që zgjat prej kohësh.

Ata janë dakorduar të ndalin të gjitha të shtënat duke filluar nga kjo mbrëmje dhe të kthehen te Marrëveshja origjinale e Paqes që u bë me mua dhe ata, me ndihmën e Kryeministrit të Malajzisë, Anwar Ibrahim”,shkroi Trump.

Ai shtoi se mina rrugore që fillimisht vrau dhe plagosi shumë ushtarë tajlandezë ishte një aksident, por Tajlanda kishte reaguar shumë fuqishëm.

Të dy vendet janë të gatshme për paqe dhe për të vazhduar tregtinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Është nderi im të punoj me Anutin dhe Hun për të zgjidhur atë që mund të kishte evoluar në një luftë të madhe midis dy vendeve të mrekullueshme dhe të begata! 

Gjithashtu dua të falënderoj Kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim, për ndihmën e tij në këtë çështje shumë të rëndësishme”,përfundoi presidenti amerikan.

Ky zhvillim vjen pas tensioneve të fundit mes dy vendeve, dhe vendos një fund të përkohshëm për konfliktin që kërcënonte stabilitetin rajonal.