Në kuadër të vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump me homologun kinez, Xi, koncernet amerikane kanë përmbyllur kontrata miliardëshe me Kinën.
Pa u lodhur presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar deficitin tregtar amerikan mes SHBA-së dhe Kinës. Tani tonet e tij mund të zbuten: Koncernet amerikane kanë nënshkruar këto ditë marrëveshje ekonomike me sipërmarrjet kineze në vlerë prej 250 miliardë dollarësh. Vetëm të mërkurën kur Trump filloi vizitën në Kinë u përmbyllën marrëveshje në vlerën e 9 miliardë dollarëve.
Në kontratat e reja bëhet fjalë për marrëveshje me koncernin e avionëve, Boeing në vlerën e 37 miliardë dollarëve, raportoi televizioni shtetëror kinez. Rivali i Siemensit, General Electric arriti të nënshkruajë marrëveshje në vlerë 3,5 miliardë dollarë.
Trump dhe presidenti kinez besojnë se edhe për Korenë e Veriut ka një zgjidhje. SHBA kërkon që Kina të përdorë influencën e saj ndaj Koresë së Veriut. Presidenti kinez u shpreh, se ai i mbetet qëllimit të tij për një gadishull korean pa armë atomike. Këtë Kina do ta arrijë me rrugën e dialogut.