Presidenti amerikan shpenzoi 7 minuta nga fjalimi i tij, i mbajtur përpara Kongresit, për të përpiluar një listë që sipas tij shpjegonte sesi administrata Biden kishte shpërdoruar paratë e taksapaguesve amerikanë.

“Faleminderit Elon, ai punon shumë fort,” tha Donald Trump, përpara se të drejtonte gishtin nga demokratët në dhomë. “Të gjithë këtu, edhe kjo anë, e vlerësojnë besoj. Ata thjesht nuk duan ta pranojnë.”

Musk është në krye DOGE, Departamenit për Eficencën Qeverisëse.

Sipas presidentit amerikan, ky deparatament ka zbuluar se administrata Biden ka shpenzuar 8 milionë dollarë për eksperimente që “i kthenin minjtë në transgjinore” e po ashtu ngriti pikëpyetje për 8 milionë dollarë të shpenzuara për të promovuar LGBTQI+ në shtetin afrikan Lesotho, “për të cilin nuk a dëgjuar kurrë askush.”

Megjithatë, CNN pas një “fact-checking” raporton se deklarata e presidentit amerikan për minjtë transgjinorë nuk është e vërtetë.

Siç raporton CNN, mes viteve fiskale 2021 dhe 2022, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dha një total prej 477,121 dollarësh për tre projekte që përfshinin administrimin e terapisë hormonale feminizuese te majmunët për të kuptuar se si mund të ndikojë në sistemin e tyre imunitar dhe t’i bëjë ata më të ndjeshëm ndaj virusit HIV.

“Terapia e hormoneve feminizuese është një trajtim që afirmon gjininë, që përdoret për të bllokuar efektet e homronit mashkullor, testosteron dhe për të promovuar karakteristikat femërore tek gratë transgjinore. Gratë transgjinore kanë gati 50 herë më shumë gjasa të infektohen me HIV sesa të rriturit e tjerë, sipas një studimi të vitit 2013 në 15 vende, përfshirë SHBA-në. Nuk është e qartë se nga erdhi shifra prej 8 milionë dollarësh,” shkruan CNN. 

DEKLARTA E PLOTË E TRUMP

Thjesht dëgjoni disa nga mbeturinat e tmerrshme: Ne kemi identifikuar tashmë 22 miliardë dollarë nga HHS (Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të Shteteve të Bashkuara) për të siguruar strehim dhe makina falas për alienët e paligjshëm.

45 milionë dollarë për bursa për diversitet, barazi dhe përfshirje në Birmani.

40 milionë dollarë për të përmirësuar përfshirjen sociale dhe ekonomike të emigrantëve sedentarë – askush nuk e di se çfarë është.

8 milionë dollarë për të promovuar LGBTQI+ në kombin afrikan të Lesotos, për të cilin askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë.

60 milionë dollarë për popujt indigjenë dhe fuqizimi afro-kolumbian në Amerikën Qendrore – 60 milionë dollarë.

8 milionë dollarë për t’i bërë minjtë transgjinorë. Kjo është e vërtetë.

32 milionë dollarë për një operacion propagandistik të krahut të majtë në Moldavi.

20 milionë dollarë për Rrugën e Susamit Arab. Në Lindjen e Mesme, është një program prej 20 milionë dollarësh për një program.

59 milionë dollarë për dhomat e hoteleve të alienve ilegalë në New York City. Ai (Biden) është agjent i pasurive të patundshme. Ka punuar shumë mirë. 

14 milionë dollarë për përmirësimin e prokurimit publik në Serbi.

47 milionë dollarë për përmirësimin e rezultateve të të nxënit në Azi.