Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, i cili merr detyrën më 20 Janar 2025, do të vizitojë Shqipërinë.
Kreu i qeverisë u shpreh se Presidenti i SHBA-së do të mbërrijë në vendin tonë në vitin 2027, së bashku me udhëheqësit e aleancës euroatlantike për Samitin e NATO-së që do të zhvillohet në Shqipëri.
Rama theksoi se ‘ardhja e Presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s në Tiranë është një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë, me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare’.
Kryeministri shtoi se pavarësisht peshës modeste që ka Shqipëria “trajtohet si e barabartë dhe me respekt”.
“Akoma më e pamendueshme deri disa vite më parë është mikpritja e samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën kemi filluar punën së bashku me NATO, një mision inspektimi kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë, që do të ishin të pamundur në Tiranën e para se qeveria në aleancë me Bashkinë e Tiranës të ndërtonte gjithçka ka ndërtuar në këtë dekadë.
Ardhja e Presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s në Tiranë është një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë, me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare. Jemi një vend i vogël me peshë modeste, por ama ne sot trajtohemi si të barabartë, jo vetëm në aspektin formal, por me një respekt që se kemi pasur më parë në historinë tonë”, tha Rama.