Presidenti amerikan Donald Trump nis sot vizitën 3-ditore në Britaninë e Madhe. Vizita e tij zhvillohet në kulmin e mosmarrëveshjeve për çështjen Brexit. Refuzimi nga deputetët i marrëveshjes së arritur me Brukselin çoi në dorëheqjen e Kryeministres Theresa May.

Si kundërshtar i saj, Donald Trump tha përpara vizitës se mbështeste ish-ministrin e Jashtëm, Boris Johnson për Kryeministër, një prej kundërshtarëve më të fortë të Brukselit.

Trump kërkoi edhe përfshirjen e euroskeptikut Nigel Farage në negociata me Brukselin. Vizita e Trump parashikohet të shoqërohet edhe me protesta masive në të gjithë vendin.