Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është nominuar për çmimin Nobel për Paqe 2021.
Përpjekjet e tij drejt zgjidhjes së konflikteve në të gjithë botën kanë qënë motivi kryesor që ka shtyrë anëtarin e parlamentit norvegjez, Christian Tybring-Gjedde të nominojë presidentin për çmimin Nobel.
Vetëm disa javë më parë, presidenti i SHBA-së ndihmoi për të ndërmjetësuar paqen midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Të premten ai ndërmjetësoi marrëveshjen e normalizimit ekonomik Kosovë- Serbi duke përfshirë dhe njohjen diplomatike me Izraelin në bisedime.
Po ashtu, Trump ka ndikuar edhe në tensione të tjera në Lindjen e Mesme duke përdorur lidhjet me Presidentin turk Erdogan dhe liderë të tjerë.