Presidenti amerikan Donald Trump, nuk ka ndërmend ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Përmes një postimi në Twitter, Trump pohon se po gjenden prova për manipulimin e votave dhe në momentet që ato do të publikohen do të jenë absolutisht tronditëse.

“Nevada po rezulton të jetë një gropë e votave të rreme. @mschlapp & @AdamLaxalt po gjejnë prova që, kur të publikohen do të jenë absolutisht tronditëse!” , shkroi Trump në postimin e tij.

Sipas të dhënave, Joe Biden kryeson në Nevada me 36,186 vota apo me 2.7% të votave totale në këtë shtet.

Sa i përket shteteve të tjera, presidenti amerikan shkruan:

“Georgia do të jetë një fitore e madhe presidenciale, siç ishte natën e zgjedhjeve.”

“Pennsylvania na ndaloi që të shihnin procesin e numërimit. Gjë kjo e paimagjinueshme dhe e paligjshme në këtë vend.”

“Wisconsin duket shumë mirë. Duhet pak kohë statutorisht. Do të ndodhë së shpejti! Reince Priebus, Sean Duffy.”