Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se Kina do të përballet me një tarifë prej 50% nëse transferon armë në Iran.

“Dëgjoj lajme rreth Kinës që i jep raketa antiajrore Iranit”, tha ai, duke iu referuar raportimit ekskluziv të CNN se Pekini po përgatitet të transferojë sisteme raketash të njohura si MANPAD.

“Dyshoj se do ta bënin këtë, sepse kam një marrëdhënie të mirë”, deklaroi Trump për “Fox News”.

“Ndoshta e bënë pak në fillim, por nuk mendoj se do ta bëjnë më”, shtoi Presidenti amerikan.

“Por, nëse i kapim duke transferuar armë, Kina do të ketë një tarifë prej 50%”, nënvizoi më tej Donald Trump.

Inteligjenca amerikane tregon se Kina po përgatitet t’i dorëzojë Iranit sisteme të reja të mbrojtjes ajrore brenda pak javësh.