Presidenti amerikan, Donald Trump u pyet për “dosjet famëkeqe Epstein” gjatë një konference për shtyp me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

Kur u pyet nga një gazetar nëse Prokurorja e Përgjithshme duhet ta informojë atë nëse emri i tij shfaqet në dokumentet në fjalë, Trump ishte kategorik:. Ai e përshkroi përfshirjen e tij në këtë rast si një “mashtrim” dhe një argument që “ka tejkaluar çdo arsye”.

“Është një farsë, e ekzagjeruar jashtë mase”, theksoi ai, duke ua atribuar trajtimin e çështjes njerëzve që ai i quajti “llumi më i keq në tokë”. Midis atyre që ai akuzoi me emër ishte ish-presidenti Joe Biden.

Trump u përpoq të distancohej plotësisht nga Epstein, duke pretenduar se kishte ndërprerë të gjitha kontaktet me të për vite me radhë.

Presidenti amerikan vazhdoi të mohonte çdo përfshirje në aktivitetet e Epstein në ishullin e tij privat.

“Unë nuk shkova në ishull”, tha ai, madje sqaroi se kishte refuzuar një ftesë përkatëse.

“Shumë njerëz në Palm Beach ishin ftuar. Në një nga momentet e mia të mira, e refuzova. Nuk doja të shkoja”, tha presidenti

Së fundmi, ai këmbënguli se nëse kishte diçka inkriminuese për të, kjo do të ishte bërë publike gjatë kandidimit të tij presidencial.