Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të pezullohet përkohësisht emigrimi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kështu ka njoftuar presidenti amerikan, Donald Trump në një postim në Twitter.

“Në dritën e sulmit nga armiku i padukshëm, si dhe nga nevoja për të mbrojtur punët e qytetarëve të mëdhenj amerikanë, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht emigracionin në Shtetet e Bashkuara!”– shkruan në Twitter Trump pa dhënë sqarime të mëtejshme rreth qëndrimit të tij.