Presidenti Donald Trump është duke e futur SHBA-në në rrugën e Luftës së Tretë Botërore. Paralajmërimi është bërë nga kryetari i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, republikani Bob Corner.
Një ditë më parë Corner dhe Trump u përfshinë në një debat me fyerje në rrjetet sociale, ndërsa senatori tha se Shtëpia e bardhë është kthyer në një kopësht për pleqtë.
Senatori Bob Corker tha se Trump po e trajtonte presidencën si një “reality show”, raporton BBC.
“Unë nuk mendoj se ai e vlerëson atë, kur presidenti i Shteteve të Bashkuara flet dhe thotë gjërat që ai bën, ndikimin që ai ka në të gjithë botën, veçanërisht në rajonin që ai po adreson”, tha ai.
Corker tentoi të kandidonte për një tjetër mandat si senator, por i mungoi mbështetja e presidentit Donald Trump.