Presidenti amerikan, Donald Trump ka sugjeruar se po ekzistojnë parregullsi në zgjedhje.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka pretenduar fitore të madhe.

“Ne jemi përpara, mirëpo ata po tentojnë të vjedhin zgjedhjet. Nuk do t’i lejojmë kurrë ta bëjnë këtë gjë. Votat nuk mund të dorëzohen pasi votimet të mbyllen”, ka thënë ai.

Më parë Joe Biden deklaroi se ai dhe demokratët janë në rrugën e duhur drejt fitores pas avantazhit paraprak që kanë arritur kundrejt Donald Trump.