Donald Trump ka pushuar nga puna një nga personat e tij më të besuar. Bëhet fjalë për Madeleine Westerhout, asistenten personale të presidentit të Amerikës, e cila është në krah të tij që më mbërritjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas medieve të huaja, Westerhout ka thënë për gazetarët se presidentit Trump nuk i pëlqen të fotografohet me vajzën e tij, Tiffany, pasi ajo është mbipeshë.

Ndërkohë presidenti i SHBA-së sigurisht që ka përgënjeshtruar çdo gjë, duke thënë se janë gjëra false. “Tiffany është një vajzë shumë e mirë, një studente shumë e mirë dhe unë e dua shumë.

Gjithçka nisi në Bedminster, në New Jersey, ku asistentja e Trump-it foli pak më shumë seç duhet me gazetarët, kjo edhe për faktin se kishte pirë disa gota alkool.

Dhe kur bën një deklaratë të tillë për presidentin e SHBA-së, është normale që do të pushohesh nga puna.

“Më tha se i vinte keq dhe se kishte pirë pak më shumë alkool seç duhet. Është një vajzë e mirë por nuk thuhet gjëra të tilla edhe sikur të jesh e pirë”, ka thënë presidenti Trump pas ngjarjes.