Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump organizoi të enjten darkën vjetore të Iftarit në Shtëpinë e Bardhë, ku shprehu mirënjohje ndaj myslimanëve amerikanë për votat e tyre në zgjedhjet e nëntorit 2024.
“Dua të shpreh një falënderim të veçantë për qindra mijëra myslimanë amerikanë që na mbështetën me numër rekord në zgjedhjet presidenciale. Komuniteti mysliman ishte për ne në nëntor, dhe unë si President do jem pranë jush”, u shpreh Trump.

“Në këtë muaj të shenjtë, myslimanët agjërojnë duke thelluar kështu përkushtimin e tyre ndaj Zotit. Bashkohen me familjen dhe miqtë çdo darkë në iftar. Të gjithë jemi në kërkim të paqes për botën”, shtoi ai.
Ritheksoi përpjekjet diplomatike të administratës së tij për të vendosur paqe në Lindjen e Mesme, ku vijon ende konflikti mes Hamasit dhe Izraelit.
Festimi tradicional i iftarit shënon përfundimin e agjërimit, duke kulmuar me Fitër Bajramin.