Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nisi një sulm të drejtpërdrejtë ndaj NATO-s, për situatën në Lindjen e Mesme.

“Fatkeqësisht, askush, as NATO, nuk duket se e kupton situatën nëse nuk ushtrohet presion i fortë!!!”, shkroi ai në platformën e tij.

Postimi vjen menjëherë pas lajmit se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka informuar disa kryeqytete evropiane se Donald Trump dëshiron angazhime konkrete në ditët në vijim për të ndihmuar në sigurimin dhe funksionimin e Ngushticës së Hormuzit, sipas dy diplomatëve evropianë që folën me Reuters.