Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me Kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe pas testit bërthamor të Koresë së Veriut.
Sipas mediave ndërkombëtare, biseda telefonike e Trump me Shinzo Abe ka zgjatur 20 minuta.
Të dy udhëheqësit ranë dakord se duhet të bëjnë më shumë presion mbi diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Deri tani, nuk ka ende një reagim publik nga Uashingtoni.
Koreja e Veriut njoftoi se testoi me sukses një bombë me hidrogjen, e cila shkaktoi tërmet artificial 6.3 ballë. Ka qenë pikërisht Japonia që njoftoi e para për testin e bërë nga shteti komunist.