Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump i është kundërpërgjigjur LaVar Ball gjatë së dielës, pasi Ball minimizoi rolin e Trump në lirimit të LiAngelo Ball dhe dy lojtarë të tjerë të UCLA Bruins dhe për rikthimin e tyre në Amerikë.

"Për çfarë arsye ka qenë Trump në Kinë? Mos më thuaj asgjë. Të gjithë duan ta bëjnë të duket sikur ai më ka ndihmuar."

LiAngelo Ball, Cody Riley dhe Jalen Hill, që ishin burgosur në Kinë me arsyen se kishin vjedhur produkte në një dyqan, arritën në Los Angelos të martën dhe u pezulluan menjëherë nga ekipi i tyre.

Trump, i cili u rikthye të martën gjithashtu nga një udhëtim në Azi, e ka folur si çështje me presidentin kinez Xi Jinping gjatë vizitës në Pekin javën e kaluar.

Presidenti amerikan ka dalë në media dhe u ka thënë lojtarëve ta falënderojnë pasi i nxori nga balta. Diçka që ata e bënë.

Por babai i një prej djemve nuk mendon se Trump ka bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, dhe tashmë Trump i është kundërpërgjigjur.

"Tani që tre lojtarët e basketbollit janë jashtë Kinës dhe i shpëtuan disa viteve burg, LaVar Ball, babai i LiAngelo, nuk pranon faktin që unë i kam ndihmuar. Duhet t’i kisha lënë në burg."