Arilena Ara është një këngëtare e afirmuar tashmë, që shquhet edhe për pamjen e saj të bukur e natyrale.
Atë rrallëherë e shohim me ndonjë grim, pasi në çdo paraqitje të saj preferon të jetë natyrale.

Këtë herë në rrjetet sociale Arilena ka postuar një foto ku shfaqet nga palestra dhe tregon barkun e tonifikuar. Këngëtarja ka arritur të humbë peshë dhe të jetë në formë të mirë duke u ushtruar në palestër për ditë të tëra.

E veshur me tuta sportive, ajo shfaqi rezultatin perfekt që ka arritur brenda kësaj periudhe duke lenë pa fjalë të gjithë.