Teatri “Aleksandër Moisiu” ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në Festivalin Mbarëkombëtar të Komedisë “Koko Fest”.
Komedia “Vendi më i humbur në Shqipëri” fitoi 5 çmime duke rezultuar shfaqja më e realizuar, që u ngjit në skenën e teatrit të Korçës.

Juria e festivalit i akordoi komedisë së trupës së Durrësit çmimet:
• Shfaqja më e mirë
• Çmimi i publikut
• Regjia më e mirë – Andia Xhunga
• Aktori protagonist më i mirë – Gentian Zenelaj
• Aktori i ri më i mirë – Aleks Seitaj
Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “Koko Fest” dhuroi emocione, humor dhe interpretime të shkëlqyera nga trupat pjesëmarrëse përgjatë shtatë netëve me rradhë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”.





