Shteti më i dëmtuar nga Covid-19 deri tani duket se është India. Koronavirusi ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë, teksa sistemi shëndetësor ndodhet në kolaps për shkak të fluksit të papërballueshëm.
Në ditët e fundit raportohet të jenë gjetur nga banorët qindra trupa të pajetë në brigjet e lumit Gang, që dyshohet se kanë humbur jetën nga koronavirusit.
Meqenëse lumi Gang konsiderohet si i shenjtë nga indianët, trupat e pajetë u dogjën përgjatë tij për të shmangur përhapjen e mëtejshme të pandemisë.
Një gjë e tillë u përgënjeshtru nga autoritetet shtetërore indiane, të cilët pohuan se trupat e viktimave të zbuluara të groposur në rërën e lumit nuk kanë lidhje me pandeminë e Covid-19.





