Sipas një zyrtari ukrainas, trupat e 44 civilëve janë gjetur në rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe ne Izyum që u shkatërrua nga forcat ruse në muajin mars.
“Trupat e 44 civilëve u gjetën në Izyum nën rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe, e cila u shkatërrua nga pushtuesit në 10-ditëshin e parë të marsit,” tha Oleg Sinegubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkiv.
“Ky është një tjetër krim i tmerrshëm lufte i ushtrisë ruse kundër popullatës civile”, shkroi ai në Telegram.





