Trupi i ish-liderit të opozitës ruse Alexei Navalny i është kthyer nënës së tij.
Këtë lajm e ka bërë të ditur zëdhënësi i tij nëpërmjet një postimi në platformën ‘X’, ku lajmëroi se nënës së tij i ishte thënë të pranonte një varrim “të fshehtë”, përndryshe ai do të varrosej në koloninë e burgut ku vdiq.
Zëdhënësi i Navalny gjithashtu falënderoi ata që kishin kërkuar kthimin e trupit të tij.