Gjermani, 2 mars 2014 – Autorët e krimit makabër që i mori jetën një 46 vjeçari shqiptar nga Maqedonia janë dy djemtë e tij. Në mesin e muajit shkurt mediat gjermane njoftuan për një krim makabër në Hamburg të Gjermanisë, ku ishte gjetur trupi i pajetë i një shqiptari, Hamza Zekiri, 46 vjeç, i prerë në copa dhe i futur në dy valixhe.

Sot, e përditshmja gjermane Bild, të cilës i referohet "Presheva jonë", shkruan se policia ka arritur të identifikojë autorët e këtij krimi të rëndë. Krimi është kryer pikërisht nga djemtë e Zekirit. Djali i vogël, që është 20 vjeç, e ka pranuar krimin, ndërsa tjetri, 26-vjeçar, është në arrati. 

Sipas zëdhënësit të policisë Holger Vehren djali më i vogël ka pranuar se ka vrarë në fund të tetorit gjatë një grindjeje bashkë me vëllain e madh babanë e tij. Më pas trupin e tij e kanë futur në dy valixhe duke e lënë në rrugë pranë një taksie. Shoferi i taksisë i ka parë dy vëllezërit, se si u zhvendosën në zonën e Sinstorfer Kirchëegs dhe ka sinjalizuar policinë”, bënë të ditur burime nga policia. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/