Në një lidhje telefonike në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në Neës24, motra e 53-vjeçarit, Adnant Jaupi nga Elbasani tha se hera e fundit se kishte komunikuar me të vëllain ishtë para 1 muaji. Ajo sqaroi se familja nuk e kishte shpallur të humbur dhe as nuk e kishin denoncuar rastin në polici, pasi 53- vjeçari kështu procedonte dhe më parë, i shkëpuste lidhjet me muaj të tërë dhe telefononte pas 2 apo 3 muajsh.
‘’Nuk e kishim shpallur të humbur. Kemi folur me të 1 muaj më parë. I shkëpuste lidhjet për 2-3 muaj dhe më pas kontaktonte. Nuk kishim shkuar as në polici. Ishte hera e parë dje që mori policia e Sarandës dhe na dhanë lajmin që është gjetur i vdekur dhe kaq. Ai ishte beqar.”, tha ajo.
Më pas motra e viktimës Adnant Jaupi sqaroi dhe punën që 53 vjeçari bënte në Konispol, duke mohuar se ai punonte bari.
‘’Ai nuk ishte bari, punonte në një fermë në Sarandë në Konsipol. Mbillte dhe kujdesej për ullinjtë, portokallet. Këtë punë bënte. Ne e dënim që ai punonte se këtë gjë e ka bërë më përpara’’- ka shtuar ajo.
Trupi i dekompozuari u gjet mëngjesin e së Mërkurës në fshatin Xarrë, bashkia Konispol dhe u identifikua nga mjekësia ligjore, por edhe pas hetimit nga policia e Sarandës.
Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njerit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Identifikimi i kufomës që i përket 53 vjeçarit Adnant Jaupi nga Elbasani, shton edhe më tepër shqetësimet e familjeve Thodhori e Sulovari që prej 8 muajsh nuk kanë asnjë informacion për jetën e njerëzve të tyre.