Trupi i ekstremistit të vrarë grek, Konstandino Kaçifas ka mbërritur në Bularat, aty ku do të bëhet dhe varrimi i tij.
Trupi është pritur nga familjarët dhe banorët e fshatit të cilët kanë shpërthyer në lot.
35-vjeçari është i veshur ushtarak dhe i mbuluar me flamurin greke, ndërsa trupi i tij do të qëndrojë në shtëpinë e tij në Bularat deri ditën e nesërme në orën 13:00, kohë në të cilën do të bëhet dhe ceremonia e varrimit të të riut.
Ndërkohë, pritet një numër i madh njerëzish nga Greqia të cilët do të jenë në varrimin e Konstandino Kaçifas. Kjo gjë ka bërë që puna në Kakavijë të intesifikohet, pasi mund të ketë fluks pjesëmarrësish në varrimin e Kaçifas.





