Policia ka reaguar për trupin e pajetë që është gjetur në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur, në afërsi të rrethrrotullimit të Plugut, ku dyshohet se një automjet ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Muhamet Fusha, 70-vjeç, banues në Dushk.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lushnjë

Në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të rrethrrotullimit të Plugut, dyshohet se një automjet ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin M. F., rreth 70 vjeç, banues në Dushk.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.