Është identifikuar viktima që u gjet në orët e mëngjesit të sotëm nga një peshkatar në zonën e Petroliferës në Vlorë, bëhet fjalë për 72-vjeçaren Nadire Nelaj.

E moshuara ishte larguar nga shtëpia prej datës 8 tetor dhe familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe të medias, për gjetjen e saj.

Sipas familjarëve, 72-vjeçarja 3 muajt e fundit vuante nga ankthi.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por grupi i hetimit po vijon punën.