Mëngjesin e sotëm humbi jetën një pushues nga Shkupi në Durrës, teksa u lante në det. Rrethanat në të cilat 65-vjeçari me iniciale S.Sh. ka gjetur vdekjen janë ende të paqarta, por policia thotë se po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Por një denoncim nga ana e qytetarëve që ishin të pranishëm në vendngjarje, tregon një anë tjetër të dhimbshme të ngjarjes.

Sipas “Jeta osh qef”, ku një qytetar ka dërguar foton e viktimës të shtrirë në tokë, thotë se ambulancës i duhej dy orë për të shkuar në vendngjarje, dhe pavarësisht se forcat e policisë ishin të pranishme, kushdo mund t’i afrohej viktimës ato dy orë.

Mesazhin e denoncuesit mund ta lexoni në fotot më poshtë: