Truproja i Taylor Swift u kthye në Izrael për të luftuar terroristët e Hamasit. Tre muaj më parë roja i yllit të pop-it, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u bë viral për mënyrën se si e mbrojti këngëtaren gjatë koncertit të saj.

Burri në fjalë, i cili thuhet se ishte anëtar i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) përpara se të vinte në SHBA, u kthye në Lindjen e Mesme sepse “nuk mund të qëndronte pranë kur familjet masakroheshin dhe digjeshin të gjallë në shtëpitë e tyre”, tha webfaqja Israel Hayom.

Ai u bëri thirrje të tjerëve që “të mos rrinë duarkryq dhe të mos jenë në anën e gabuar të historisë. Do të ishte një fyerje për kafshët anembanë botës t’i quash këta terroristë ‘kafshë’,” tha ai.

Truproja u hyjnizua në TikTok në një video që e tregonte atë duke e shoqëruar Taylor Swift jashtë skenës pas një prej koncerteve të saj. Në video dukej se po shqyrtonte njerëzit në koncert. Një ndjekës shkroi: “Në gjashtë sekonda, ai përfshiu një mijë njerëz në turmë. Sado që Taylor Swift t’i paguajë, nuk mjafton.”

Swift u kritikua kohët e fundit nga “fansat e saj” për mosmbajtjen e qëndrimit ndaj sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael.