Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar rreth lajmit se anëtarët e KQZ-së do të mbrohen me truproja.
Në një postim në Facebook, Vasili i konsideron anëtarët e maxhorancës në KQZ, si pucistë që kanë shkelur Kushtetutën dhe ligjin duke refuzuar dekretin e Presidentit.
POSTIMI I PLOTË
A i mbrojne dot bodyguardet anetaret e rilindjes ne KQZ nga pergjegjesia para ligjit ???
Anetaret e rilindjes ne KQZ kane tani nga pas bodyguarde,qe jua ka vene qeveria.
Keta anetare jane thjesht puçiste,qe kane shkelur kushtetuten dhe ligjin duke refuzuar dekretin e presidentit.
Kercenimi i vetem ketyre anetareve te KQZ, ju vjen nga ligji, te cilin e kane shkelur dhe dhunuar ne emer te rilindjes dhe me urdher te saj.
A i mbrojne dot bodyguardet keta anetare te KQZ nga pergjegjesia shume e rende e shkeljes se ligjit?
A vlejne pistoletat dhe muskujt e bodyguardeve per ti mbrojtur keta anetare te KQZ nga dita shume e afert e gjykimit per dhunimin,qe ata i bene ligjit.
E kane kot fare keta te KQZ qe behen gazi i botes me bodyguarde nga prapa.
Gjithshka kane bere e bejne ne menyre skandaloze, duke shkelur ligjin per hesap te rilindjes dhe kunder popullit eshte mbajtur shenim dhe pergjegjesia e secilit perpara ligjit eshte e do te jete individuale dhe e pashmagshme…!!





